E drejta për të qëndruar në Rumani për një afat të shkurtër

E drejta për të qëndruar në Rumani për një afat të shkurtër

Hyrja në teritorin e Rumanisë mund t’u lejohet të huajve që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

– posedon një dokument të vlefshëm për kalimin e kufirit shtetëror, i cili pranohet nga shteti rumun me një vlefshmëri prej të paktën 1 viti;

– posedon një vizë ose një leje qëndrimi të dhënë sipas kushteve OUG nr.194/2002 ose, sipas rastit, posedon çdo autorizim që i jep mbajtësit të drejtën e tranzitit ose qëndrimit në territorin e Rumanisë, bazuar në aktet normative të Bashkimit Evropian, të detyrueshëm dhe të zbatueshëm për Rumaninë, përveç nëse përcaktohet ndryshe nga marrveshjet ndërkombëtare;  

– të paraqesin dokumente që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit të tyre dhe provojnë ekzistencën e mjetëve të përshtatshme si për mirëmbajtjen gjatë qëndrimit ashtu edhe për kthimin në vendin e origjinës ose për tranzitin në shtetin ku ka siguri që ata do të lejohen të hyjnë;

-paraqet garanci se ata do të lejohen të hyjnë në territorin e shtetit kombëtar të destinacionit ose që ata do të largohen nga territori i Rumanisë në rastin e të huajve në tranzit;

–  në emrin e tyre nuk është futur asnjë sinjalizim në Sistemin Kombëtar të Informacionit për Sinjalizime në rastin e një refuzim e hyrjes në territorin e shtetit rumun;

– nuk janë sinjalizuar nga autoritetet kompetente se paraqesin rrezik për mbrojtjen dhe sigurisë kombëtare, rendin publik dhe shëndet publik;

– nuk paraqet rrezik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, rendin, shëndetin dhe moralin publik;

VIZË PËR QËNDRIM TË SHKURTËR

Nëse dëshironi të udhëtoni në Rumani për një periudhë të shkurtër kohe dhe jeni shtetas i një shteti për të cilin kërkohet vizë duhet të merrni një vizë për qëndrim të shkurtër (simboli C).

Vizë për qëndrim të shkurtër ju lejon të aplikoni për hyrje në Rumani, për arsye të tjera përveç imigrimi, për një qëndrim të pandërprerë ose për disa qëndrime që nuk i kalojnë 90 ditë gjatë çdo periudhe prej 180 ditësh para çdo dite të qëndrimit në territorin e Rumanisë. Kjo lloj vizë mund të lëshohet me një ose më shumë hyrje.

Gjithashtu, dokumeti i udhëtimit në të cilin do të aplikohet viza duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme: vlefshmëriae tij duhet të tejkalojë vlefshmërinë e vizës së kërkuar të paktën 3 muaj dhe është lëshuar në 10 vitet e fundit.

Nga shtetet qytetarët e të cilëve kanë nevojë për vizë për të hyrë në Rumani, ka disa qytetarë e të cilëve janë të nevojshëm për të marrë një ftesë të miratuar nga Inspektorati i Përgjthshëm për Emigracionin.

Ftesa mund të bëhet nga një person fizik ose juridik, një shtetas rumun ose i huaj me bendbanim në Rumani. (Shih listën e shteteve e të cilëve kanë nevojë për ftesë për të marrë një vizë hyrjeje në Rumani.)

Viza e skurtër e qëndrimit ju jep të drejtën për të vizituar Rumaninë për një periudhë të kufizuar kohore dhe nuk mund të zgjatet. Nëse doni të qëndroni për një periudhë më të gjatë kohore në Rumani duhet të merrni një vizë afatgjatë dhe më pas një leje qëndrimi në territorin e Rumanisë.  

E drejta e banimit në territorin e Rumanisë, e cila është dhënë nga viza e qëndrimit të shkurtër, nuk mund të zgjatet. Megjithatë, nëse, për asye objektive nuk mund të largoheni nga territori i Rumanisë brenda afatit të vizës, mund të merrni një vendim të kthimit nga formacionet territoriale të Inspektoratit të Përgjithshëm për Emigracionin.

Tarifat e vizave është 60 Euro dhe i paguhet misionit diplomatik rumun në shtetin në të cilin po aplikoni.

LLOJËT  E  VIZËS

Tuizëm

Vizitë

Biznes

Transportim

Aktivitetet sportive

Aktivitetet kuturore, shkencore, humanitare, trajtim mjekësor afatshkurtër ose aktivitete të tjetëra që nuk kundërshtojnë ligjet rumune.

Ftesat miratohen brenada 45 ditëve nga data e dorëzimit, me mundësinë e zgjerimit të afatit 15 – ditor në rastet mbështetëse, edhe procedura e konsullatës merr rreth 30 ditë.   

Përjashtime për vizë të shkurtër të qëndrimit

Ka situata të caktuara kur një vizë me qëndrim të shkurtër nuk kërkon më një ftesë të këshilluar nga Inspektorati i Përgjthshëm për Emigracionin, situatë kur kërkoni një vizë nga përfaqësitë diplomatike ose zyrat konsullore me një ftesë të vërtetuar notarial. (Konsultohuni mepërjashtimet në procedurën e ftesës.)